Lajme
Vritet një terrorist kosovar në Siri, kreu sulm kamikaz
I vrari është Blerim Podvorica, xhihadist kosovar, i cili iu kishte bashkuar Shtetit terrorist Islamik (ISIS). Raportohet se ai ka vrarë veten dhe disa ushtarë sirianë të Assadit
Një kosovarë raportohet të jetë vrarë në Siri, pasi ka kryer një sulm kamikaz kundër ushtrisë së Bashar Al Asadit. Sipas medieve kosovare, i vrari është Blerim Podvorica, xhihadist kosovar, i cili iu kishte bashkuar Shtetit terrorist Islamik (ISIS). Raportohet se ai ka vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi. Vdekjen e kosovarit e ka konfirmuar vetë vëllai i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.
“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij, shkruan Express.
Në dy shpërthimet e veturave me eksploziv, njërin prej të cilëve e kreu kosovari Podvorica, më 12 qershor në Tedmur, mbeten të vrarë 12 ushtarë sirianë, ndërsa në përleshjet që pasuan pas shpërthimit kishin humbur jetën edhe 30 anëtarët të ISIS-it. Lajmi se është vrarë Podvorica është dhënë edhe në disa portale tjera kosovare.
Podvorica si ushtar i ISIS-it kishte marrë emrin Ebu Zejd Kosovi.
Kreshnik Podvorcia, i vëllai i Blerimit, thotë se ka edhe pamje të sulmit me eksploziv që kreu kosovari.
Ndryshe, Podvorica është kosovari i pestë i ISIS-it që njoftohet të jetë vrarë në Siri, vetëm gjatë qershorit. Para më pak se dy jave, në një sulm me bombe të lansuar nga aeroplanët pa pilotë mbi një kamp të “Shtetit Islamik”, u raportua të jetë vrarë edhe komandanti i vetëshpallur i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri dhe Irfan Haqifi, vëllai i terroristit Ridvan Haqifi që po ashtu u vra muaj më parë.
Ky është sulmi i dytë kamikaz i kryer nga një kosovar në luftime përkrah ISIS-it. Në mars të 2014-s Blerim Heta kishte çuar veten në ajër në Irak, duke vrarë mbi 50 irakianë.
Deri më tani, luftës qytetare në Siri e Irak i janë bashkuar rreth 300 kosovarë, përfshirë edhe gratë dhe fëmijë e tyre. Nga atje janë kthyer rreth 110 sosh, ndaj të cilëve po vazhdojnë procedurat gjyqësore, përfshirë edhe disa që tashmë janë dënuar me vendim të gjykatës me shumë vite burg. Kurse gjatë luftimeve 4 vjeçare janë vrarë rreth 50 kosovarë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












