Lajme
Vritet një shqiptar në Belgjikë
Është vrarë një shqiptar në Belgjikë, babai i 3 fëmijëve u qëllua para shtëpisë
Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë në Belgjikë. Mediat vendase shkruajnë se autor i këtij krimi është fqinji i tij, një shtetas italian, 61 vjeç. Mësohet se shkak ka qenë konflikti i vazhdueshëm mes tyre për vendin e parkimit, para godinës ku jetonin.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, ka qenë duke ndezur furgonin, kur i është afruar fqinji, të cilit i kishte bllokuar makinën në parking.
Dëshmitarët u thanë mediave se fillimisht ata u grindën dhe më pas 61-vjeçari nxorri pistoletën dhe e qëlloi disa herë. Shqiptari humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa plumbat nuk kursyen kushëririn e tij, një i ri 19 vjeç. Ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Për shkak të krismave, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë. Ata kanë deklaruar se autori i drejtoi armën bashkëshortes së viktimës dhe një personi tjetër. Pasi kreu krimin, ai u largua me shpejtësi, por u arrestua pas ndjekjes nga policia.
Shqiptari jetonte bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa shtetasi italian ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Krimi ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të 41-vjeçarit. Disa prej tyre vendosën dhe buqeta me lule në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









