Shkurt.ch
Vritet një banor i qendrës së azilit në Bernë
Zënka në mes të banorëve në qendrën e azilit në Gampelen kishte përfunduar me vdekjen e njërit nga azilkërkuesit të përfshirë në konflikt
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, ndërsa motivet e këtij rasti po i heton policia.
Prokuroria Rajonale e Bernës, Jura- Seeland dhe policia kantonale e Bernës njoftuan të hënën në mëngjes, se ishin i lajmëruar rreth orës 19:40 për një zënkë që kishte ndodhur në shtëpinë për strehim të azilkërkuesve “Eschenhof” në Bernë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia kishte gjetur një njeri të plagosur rëndë.Ai kishte vdekur edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar një ekip i intervenimit të shpejt “Rega”.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacione në lidhje me rrethanat e vdekjes së viktimës dhe për dorasin për shkak të hetimeve që ende po vazhdojnë. I arrestuari po hetohet se çfarë lidhje ka me rastin.
Në qendrën Gampelen të Bernës ku ka ndodhur rasti, banojnë përkohësisht persona me status të refuzuar të azilit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












