Kosova
Vritet me armë zjarri një person në Mitrovicë
Një person ka humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.
Sipas mediave në Kosovë, pavarësisht se viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë, përcjell albinfo.ch.
“Sot, rreth orës 09:42 minuta, në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri, viktimë i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhën e hetimeve”, ka thënë për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ndryshe, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e ka dënuar ashpër këtë akt, ka thënë se në drejtim të 40-vjeçarit janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













