Bota
Vriten tre familjarë të organizatorit të sulmeve në Sri-Lankë
Babai dhe dy vëllezërit e Zahran Hashim, i cili dyshohet të jetë organizatori i sulmeve vetëvrasëse në Sri Lankë, janë vrarë nga policia, gjatë një bastisjeje, thanë burimet e sigurisë.
Këto burime thonë se Zainee Hashim, Rilwan Hashim dhe babai i tyre, Mohamed Hashim, janë në mesin e 15 persona të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri, pasi forcat e sigurisë hyjnë në një shtëpi në lindje të vendit, dy ditë më parë.
Tre personat shihen në një video që po qarkullon në mediat sociale, duke bërë thirrje që të luftohen të gjithë jobesimtarët. Niyaz Sharif, kunati i Zahran, i ka thënë agjencisë Reuters se në këtë video janë dy vëllezërit e Zahran dhe babai i tyre.
Autoritetet në Sri Lankë besojnë se Zahran ishte organizatori i sulmeve me bomba në ditën e Pashkëve, ku u vranë mbi 250 persona. Sulmet u kryen në kisha dhe hotele në mbarë vendin.
Policia ka konfirmuar se Zahran ka vdekur gjatë sulmit vetëvrasës në hotelin Shangri-La në Colombo. Ai ishte shfaqur në një video të grupit militant, Shteti Islamik, duke marrë përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Që prej sulmeve të 21 prillit, në Sri Lankë, rreth 10 mijë ushtarë janë dërguar në mbarë vendin, për të ofruar siguri dhe për të kryer bastisje.
Policia thotë se ka arrestuar dy persona të dyshuar më 27 prill, duke bërë që numri i personave të arrestuar lidhur me sulmet vdekjeprurëse të shkojnë në mbi 100, përfshirë këtu edhe shtetas të Sirisë dhe Egjiptit.
Rihapja e shkollave në mbarë Sri Lankën që ishte planifikuar të ndodhë më 29 prill është shtyrë edhe për një javë, për shkaqe sigurie.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











