Lajme
Vrasjet dhe atentatet ndaj presidentëve në SHBA
Atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën është pjesë e një historie të Shteteve të Bashkuara të shënuar nga dhuna politike.
Kjo tentativë është e para që nga ajo që kishte në shënjestër ish-presidentin republikan Ronald Reagan në vitin 1981. Në total, katër presidentë kanë rënë nga plumbat e një vrasësi, i pari prej tyre është Presidenti Abraham Lincoln, i vrarë në 1865 në dhomën e tij në Teatrin Ford në Uashington nga një aktor, John Wilkes Booth.
Viktima e dytë ishte James Garfield, Presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara, i cili vdiq pasi u sulmua më 2 korrik 1881, në Uashington, DC, nga Charles Guiteau, një avokat i dëshpëruar për një punë si nëpunës civil.
Më 6 shtator 1901, ndërsa priste personalitete në Ekspozitën Pan-Amerikane në Buffalo, William McKinley, Presidenti i 25-të i Shteteve të Bashkuara u plagos nga një anarkist që qëlloi me plumba të shumta revolveri mbi të. Ai vdiq disa ditë më vonë nga plagët e marra.
Në historinë më të re, më e tmerrshmja ndodhi më 22 nëntor 1963, kur John Fitzgerald Kennedy, JFK, u vra në Dallas.
Atë ditë, rreth orës 12:30, derisa limuzina presidenciale përshkoi turmën e mbledhur përgjatë rrugëve të Dallasit, të shtëna armësh u dëgjuan, John Fitzgerald Kennedy u rrëzua, gruaja e tij Jackie në krah të tij. Presidenti i 35-të amerikan u shpall i vdekur në orën 13:00 në spital.
Komisioni i vrasjes së JFK-së arriti në përfundimin në vitin 1964 se Lee Harvey Oswald, një ish-komando i marinës që kishte jetuar në Bashkimin Sovjetik, kishte vepruar i vetëm.
Të tjera atentate janë bërë edhe ndaj presidentëve amerikanë. Në vitin 1933, Franklin Delano Roosevelt i shpëtoi për pak njërit, ashtu si Gerald Ford, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje në 1975, të dyja në Kaliforni.
Më 30 mars 1981, Presidenti Ronald Reagan u plagos rëndë nga një burrë i çekuilibruar, John Hinckley Jr., ndërsa po largohej nga hoteli Hilton në Uashington. Ai qëndroi në spital për dymbëdhjetë ditë.
Vëllai i JFK, Robert “Bobby” Kennedy, një senator nga Nju Jorku dhe që po bënte fushatë atë vit për presidencën e Shteteve të Bashkuara, u qëllua për vdekje në një hotel në Los Anxhelos në vitin 1968.
Disa vite më vonë, në vitin 1972, George Wallace, i cili po bënte fushatë për nominimin e Demokratëve, u shënjestrua në një tentativë për bombardim në një qendër tregtare në Maryland, gjë që e la atë të paralizuar për jetën./RTS
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













