Kosova
Vrasja e zyrtarit të EULEX-it, 7 persona u shoqëruan nga Policia e Kosovës gjatë bastisjeve të sotme në 9 lokacione
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë njoftuar se sot kanë zhvilluar një operacion të gjerë policor në komunat Zubin Potok dhe Zveçan, si pjesë e hetimeve lidhur me vrasjen e një zyrtari të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar “në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale”, duke pasuar një hetim të ndërlidhur me vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.S.
Gjatë bastisjeve, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë kontrolluar gjithsej nëntë lokacione: dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje të Rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











