Kosova
Vrasja e shumëfishtë nga mërgimtari: Vitia e shpall ditë zie nesër
Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Vitisë ka bërë me dije se është marrë vendim është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.
“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.
Arsyeja që çoi deri te vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në Zvicër, ku ata kishin jetuar.
Ata do të niseshin sot për në Zvicër.
Sipas informatave që deri tash u raportuan, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









