Kosova
Vrasja e rëndë në Kosovë, institucionet dështuan të mbrojnë viktimën
Vrasja e rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Llaushë të Skenderaj në Kosovë, ka ngritur pikëpyetje rreth dështimit të shtetit për të mbrojtur viktimën, shkruan Albinfo.ch.
Kjo pasi nga Policia tashmë është konfirmuar se e ndjera L.Q., 48-vjeçare, para disa ditësh e kishte raportuar dhunën në polici, por se pas pesë orësh që ishte intervistuar në stacionin policor, i dyshuari ishte liruar.
Sipas raportit të Policisë, rasti ishte iniciuar si “dhunë në familje”, derisa ndaj të dyshuarit ishte ngritur kallëzim penal.
“LIdhur me rastin veprës penale ‘vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 5 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga ana e viktimës L.Q., në cilësi të ankueses është raportuar një rast në Stacionin Policor Skenderaj i iniciuar ‘Dhunë Familje” rasti me kallëzim penal ndaj të dyshuarit S,Q., është proceduar në Prokurori”, ka deklaruar Policia në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë për mediat në Kosovë ka folur eshe vëllai i të dyshuarit për vrasje, i cili ka deklaruar se shteti ka mundur ta parandalojë vrasjen e kunatës së tij.
“Ju kisha lutë me u marrë me gjyqësorin e prokurorinë që nuk i parandalojnë rastet po i lënë kur te bëhen, e pastaj thonë çka u bë, ata kanë mujt me parandalu. Nëse e kishin marrë vëllain tim ta kishin fut në burg 2-3 muaj, ai s’kishte pas shansë me i bë këto”, tha ai për gazetën express.
“E kanë mbajt 5 orë në stacion dhe e kanë lëshu”, tha ai.
Ndërsa për kunatën e tij tha se nuk i ka nxjerrë probleme kurrë bashkëshortit të saj, por ky i fundit ka pasur kriza nervore.
“Gruaja s’u kap kurrë me të, por vëllai i ka nxjerrë telashe. Gruaja ka qenë e bekuar, vëllai im ka qenë me kriza dhe ka ndodh ajo çka ka ndodh. Ka qenë grua e ndershme”, u shpreh ai për Express.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












