Shkurt.ch
Vrasësit të Lucies, kujdestari e përjetshme
Autori i vrasjes së vajzës 16 vjeçe, Lucie, që pati bërë jehonë të madhe në vitin 2009, është dënuar me mbikëqyrje (kujdestari) të përjetshme. Është ky vetëm rasti i dytë në Zvicër që shqiptohet një dënim i tillë, i cili është më i rëndi në këtë vend.
Vendimin e ka marrë Gjykata e lartë e Argaut, si instancë e dytë, duke plotësuar kështu masën e ndëshkimit që ka kërkuar prokuroria.
Në muajin mars, Gjykata e Qarkut në Baden i kishte shqiptuar atij një dënim me burg të përjetshëm dhe masën e kujdestarisë që do të mund të rishqyrtohej dhe ndryshohej në çdo kohë. Pala paditëse nuk kishte qenë e kënaqur me këtë masë prandaj e kishte shtyrë lëndën më tutje, në Gjykatën e Lartë.
Masa e kujdestarisë së përjetshme nënkupton që te personi të cilit i shqiptohet ajo nuk ndikon kurrfarë terapie. Që nga pranimi i iniciativës së kujdestarisë (në vitin 2004) në Zvicër nuk kanë pushuar kontestimet ndaj këtij sanksioni.
Ka disa mbrojtës të të drejtave të njeriut që e kundërshtojnë masën e tillë kur ajo shqiptohet si e përjetshme.
Pala mbrojtëse ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













