Tematike
Vrasësi i Pfäffikonit kishte planifikuar edhe viktimën e tretë?
Sikur të ndodhej në vendin e ngjarjes edhe punëtorja tjetër e entit social, dhe sikur dorasi të kishte mjaft plumba në revole, do ta pësonte edhe ajo, është e bindur pala paditëse

Shqiptari nga Kosova, që në gushtin e vitit 2011 kishte vrarë në Pfäffikon të Cyrihut bashkëshorten e vet dhe udhëheqësen e entit social, duket se kishte pasur në plan të vriste edhe një grua tjetër, bashkëpunëtore e punëtores sociale të vrarë. Për këtë nuk i ishte dhënë rasti pasi që ajo, rastësisht, nuk kishte dalë në pauzën e drekës me kolegen e saj, tashmë të vrarë. Ky konstatim del nga materia e aktakuzës për gjykimin e kosovarit që do të fillojë nga mesi i muajit prill, njoftojnë gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Zürche Oberländer”.
Vrasja e dyfishtë në Pfäffikon kishte tronditur opinionin në Zvicër, duke goditur rëndë sidomos imazhin e shqiptarëve të këtushëm.
Sipas materialit të aktakuzës, dorasi, sot 60 vjeçar, kishte vrarë së pari në rrugë bashkëshorten e tij 52 vjeçare dhe pak më pas para ndërtesës së komunës edhe udhëheqësen 48 vjeçare të Entit Social. Por, sikur të ndodhej në vendin e ngjarjes edhe punëtorja tjetër e entit social, dhe sikur dorasi të kishte ende mjaft plumba në revole, do ta pësonte edhe ajo, është e bindur pala paditëse. Por, sipas përshkrimit të ngjarjes, ai i kishte shkrepur të katër plumbat që i kishte për t`i kryer dy vrasjet, kështu që, gjithnjë sipas aktakuzës, ai mund të mos kishte pasur mundësi të kryente vrasjen e tretë, të cilën, thuhet se e kishte planifikuar gjithashtu.
Motivi i vrasjes thuhet të ketë qenë se ai nuk mund ta pranonte ndarjen që ia kishte paralajmëruar bashkëshortja. Veç kësaj ai donte “të dënonte me vdekje” dy punëtoret sociale. Dënimi ishte menduar edhe si hakmarrje se ato i kishin ofruar tepër pak të holla në emër të ndihmave sociale.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri