Tematike
Vrapi pas pasaportës së kuqe
Gjatë korrikut dhe gushtit, Zyra për Natyralizim, në Kantonin e Cyrihut ka regjistruar pothuaj dyfishin e numrit të kërkesave, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë
Në rrethama normale, muajt e verës janë të qetë në ndërtesën e Zyrës për çështje komunale në kuadër të organeve të Kantonit të Cyrihut. Nga shkaku i pushimeve verore, gjatë këtyre muajve ka më pak kërkesa për natyralizim (pajisje me pasaportën e Zvicrës). Por, këtë vit gjendja ka qenë ndryshe, njofton srf.ch.
Gjatë korrikut dhe gushtit, kjo zyrë ka regjistruar pothuaj dyfishin e numrit të kërkesave, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Shkaku për këtë rritje është i njohur: ashpërsimi i ligjit për natyralizim, që pritet të hyjë në fuqi që nga janari i vitit të ardhshëm.
“Kjo rritje është normale, kur dihet se kriteret për natyralizim do të ashpërsohen”, thotë Sandra Notter, udhëheqëse e sektorit përkatës. Ajo përkujton se edhe para se, në vitin 2015 të futej testi i detyruar i gjuhës gjermane, kishte pasur rritje të madhe të kërkesave për pasportë.
Ashpërsimi i ri godet në radhë të parë të huajt me qëndrim vjetor dhe ata me qëndrim të përkohshëm (F), përcjell albinfo.ch. Këta të fundit janë azilkërkues, të cilëve nuk u është njohur azili, por megjithatë nuk mund të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur.
Por, shumica dërmuese e kërkesave për natyralizim, megjithatë vijnë nga të huajt me Vizë C, të cilët jetojnë gjatë në Zvicër, konstaton Notter. Hapi i ardhshëm është shqyrtimi nëse ushtruesit e kërkesave i plotësojnë kushtet për natyralizim, thotë ajo në fund.
Siç dihet, Kantoni dhe qyteti i Cyrihut, nga fillimi i këtij viti kanë zhvilluar një fushatë për sensibilizimin që të aplikojnë për pasaportë, të të huajve të cilët i plotësojnë kushtet për një gjë të tillë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












