Jeta në Zvicër
Vozitësit zviceranë në telashe të mëdha nga kolegët e tyre të Europës Lindore
Fakti që gjithnjë e më shumë autobusë të regjistruar në Europën Lindore po shëtisin turistë nëpër Zvicër, nuk u ka pëlqyer aspak vozitësve zviceranë. Tani, ata kanë filluar një presion politik për autobusët e Lindjes
Në çdo parking me pamje përrallore të Zvicrës, autobusët e tillë bien në sy: në Lucern, Engelberg OW apo në Rheinphall pranë Neuhausenit SH mund të shihen gjithnjë e më shumë autobusë me targa të Europës Lindore. Ata vijnë nga Polonia, Republika Çeke ose Letonia. Dhe, sidomos turistët nga Azia i vozitin në brendinë e Zvicrës.
Kjo nuk u përshtatet aspak vozitësve zviceranë, shkruan “Tages-Anzeiger”, përcjell Albinfo.ch.
Ata janë të frikësuar për punën e tyre. Kjo edhe nuk është shumë e habitshme kur shikohet dallimi i madh në të ardhurat. Shoferët nga Europa Lindore punojnë për 600 deri 1.000 euro në muaj. Shoferët zviceranë marrin 5.500 deri 7.000 franga në muaj.
Shoqata të ndryshme dhe politikanët zviceranë tani kërkojnë që shoferët e Lindjes të shikohen nga më afër. Sepse: Për shkak të të ashtuquajturit ndalim kabotazhi, ata nuk kanë të drejtë të shëtisin turistët nga një pamje zvicerane në tjetrën, me autobusët e tyre të regjistruar jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një shkelje e ashpër”, thotë Hans-Peter Amrein (SVP). Këshilltari kantonal nga Cyrihu bën thirrje për kontrolle më të ashpra. Policia duhet të vëzhgojë se ku po shkojnë autobusët turistik. Përveç kësaj, ata duhet t`i kontrollojnë edhe tahografet dhe orarin e punës të shoferët, transmeton albinfo.ch.
Për anëtaren e këshillit kantonal nga radhët e të gjelbërve të Cyrihut, Edith Häusler-Michel, është e qartë se me dallimet e tilla të mëdha të pagave, sistemi i pagave zvicerane vjen nën një presion masiv. Ai merr të njëjtën kohë për shoferët vendas dhe të huaj.
Për këtë arsye, autobus të nuk duhet të konkurrojnë me transportin publik. Politikanët kanë nënshkruar një iniciativë përkatëse në Këshillin kantonal të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













