Lajme
Votuesit zviceranë shtyjnë pensionimin e grave nga 64 në 65 vjeç
Nisma, e cila ka ngjallur interesin më të madh ishte ajo për reformimin e AHV-së dhe rritja e moshës së pensionimit për gratë, nga 64 në 65 vjeç
Reforma e AHV-së (e pensioneve) është miratuar nga viotuesit zviceranë në referendumin e mbajtur sot. Kur bëhet fjalë për moshën e pensionimit të grave në moshën 65-vjeçare, përqindja e po-së është mjaft e nushtë, 50.6 për qind. Nga ana tjetër, fitorja në votimin për rritjen e TVSH-së është e qartë, me 55.1 për qind.
Elektorati ka hedhur poshtë me 52 për qind heqjen e pjesshme të tatimit burimor, në votimin përkatës.
Nisma e fermerëve për mbajtjen masive të kafshëve ka dështuar, si në numrin e kantoneve që e kanë përkrahur ashtu edhe në shumicën e njerëzve me 62.9 për qind pa vota.
Sidoqoftë, nisma e cila ka ngjallur interesin më të madh të publikut ka qenë ajo për reformimin e AHV-së dhe në veçanti, në këtë kuadër, rritja e moshës së pensionimit per gratë, nga 64 sa ka qenë, në 65 vjeç, shkruan albinfo.ch.
Gratë nga partitë e majta, kryesisht PS, e kanë përjetuar shumë rëndë këtë humbje dhe kanë paralajmëruar greva kundër ligjit përkatës.
Ndërsa ministri Alain Berset, po nga PS, duke komentuar reformën e AHV-së ka thënë: “Reforma u pranua dhe kjo është simbol solidariteti”. E gjithë kjo është e rëndësishme për stabilitetin, sipas ministrit Berset. Financimi është i rëndësishëm. “Jo të gjitha problemet janë zgjidhur në këtë mënyrë”. Kjo reformë ishte e nevojshme. Kompensimet në reformë janë të rëndësishme për gratë.
Sipas Berset “Këshilli Federal e merr parasysh rezultatin me modesti të madhe Edhe pakica që kësaj radhe është fare pak më e ulët se shumica fituese, tani duhet të dëgjohet, transmeton albinfo.ch. “Kjo reformë ishte absolutisht e nevojshme.” Sipas Berset, tani nevojitet edhe një reformë urgjente e shtyllës së dytë.
Në lidhje me rezultatin e ngushtë të reformës AHV, ministri i Brendshëm sqaron gjithashtu: “Duhet të gjejmë zgjidhje kundër diskriminimit të grave”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













