Kosova
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime
Regjistrimi i votuesve për të votuar nga jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës përfundon sonte, të shtunën, në mesnatë. Qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit kanë në dispozicion vetëm edhe pak orë për të dërguar aplikimet e tyre, në mënyrë që të përfshihen në listën e votuesve jashtë Kosovës, qoftë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike, apo përmes postës, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 26 nëntori deri të premten pasdite, më 5 dhjetor, janë pranuar rreth 64,000 aplikime, prej të cilave 57,000 janë aprovuar, ndërsa rreth 6,700 janë refuzuar. Aktualisht janë në proces vlerësimi rreth 100 aplikime. Shumica e votuesve të regjistruar, rreth 41,000, kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar për KosovaPress se procesi i regjistrimit për votim jashtë vendit nënkupton se votuesit e regjistruar hiqen nga lista e votuesve brenda Kosovës, për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të shmangur votimin e dyfishtë.
“Procesi i regjistrimit është mundësuar vetëm për shtetasit që duan të regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës, ndërkaq për të votuar në vendvotimin e tyre në Kosovë nuk ka pasur nevojë të regjistrohen. KQZ ka detyrim ligjor që çdo shtetas i regjistruar për të votuar jashtë Kosovës të mos figurojë më në listën e votuesve brenda vendit, duke e pasur të drejtën e votimit vetëm jashtë Kosovës, sipas kërkesës së votuesit. Ky njoftim u dërgohet individualisht të gjithë aplikuesve. Ndërkohë, të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës, ndodhen në listën e votuesve brenda vendit”, ka deklaruar Elezi.
Faza e radhës për votuesit e regjistruar është vetë procesi i votimit, i cili do të zhvillohet në afate të ndryshme, varësisht nga mënyra e votimit të cilën e kanë zgjedhur gjatë regjistrimit.
• Votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 27 dhjetor, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Procesi do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës lokale të secilit shtet.
• Votimi përmes postës do të jetë i mundur nga 12 dhjetori deri më 27 dhjetor 2025. Për këtë proces janë vënë në dispozicion kuti postare në 22 shtete të ndryshme, si dhe kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














