Shkurt.ch
Voton ligjet me këmbë !
I sapozgjedhuri deputet federal i CVP-PDC-së, Christian Lohr, është pa krahë dhe me këmbë të atrofuara
Kurajoja dhe vullneti i tij duhet ta fascinojë çdokend. Christian Lohr, deputet federal zviceran i sapozgjedhur, nuk e ka lënë askend indiferent, sikurse nën kupolën e Kuvendit federal , ashtu edhe jashtë tij.
I lindur në vitin 1962 me të meta të rënda fizike, pa krahë, si pasojë e marrjes së një medikamenti nga nëna e tij gjatë shtatzanisë, Christian Lohr bëri betimin për deputet me këmbë dhe shtyp po ashtu me këmbë pullën e votimit të ligjeve zvicerane që aprovohen në Parlamentin e Konfederatës helvetike.
E përditshmja «Le Matin» ia kushton faqen e parë si dhe kolumnën ditore këtij deputeti të pagjymtyrë. Në këtë të përditshme theksohet se deputeti në fjalë kryen të gjitha lëvizjet me të vetmen gjymtyrë që i funksionon, pra me këmbën e djathtë.
Kështu që ai ha me këmbë, vozit fotelen e tij lëvizëse, telefonon dhe iu shtrëngon duart kolegëve të tij.
Christian Lohr është anëtar i zyrës së «Pro Infirmis» që me vite dhe prezenca e tij në parlament përbën një dimension të çmuar simbolik. Sipas tij, krahasuar me vendet fqinje Zvicra është ende mbrapa sa i përket lehtësimit të lëvizjes së të hendikepuarve në hapësirat publike.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












