Lajme
Votimi nga diaspora për kryetarin e ardhshëm të Ferizajt
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Ferizajt, që do të mbahen më 29 prill 2012, mund të votojnë edhe qytetarët në diasporë. Të drejtën për të votuar nëpërmjet postës e kanë të gjithë qytetarët e Ferizajt duke aplikuar fillimisht për regjistrim në listën e votuesve.Aplikacioni për votim përmes Postës, mund të shkarkohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor: www.kqz-ks.org, ose mund të informoheni në linjat ndihmëse të programit për të votuar nga jashtë Kosovës, në telefonat: +381 (038) 38 552 452; +381 (038) 38 552 453, si dhe kontaktet në ambasadat e Republikës së Kosovës.
Qytetarët e Kosovës për të plotësuar kushtet e votimit nga jashtë duhet që të jenë 18 vjeç në ditën e votimit më 29 prill 2012, të jenë të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës dhe të posedojnë dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës.
Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, duhet të bashkangjitni një kopje të këtij dokumenti me një kopje të një dokumenti tjetër valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.
Aplikacionet për votim nëpërmjet postës duhet të pranohen apo të arrijnë në KQZ para 09 Prillit 2012.
Prandaj formularët për regjistrim së bashku me kopjet e dokumenteve të identifikimit duhet të dërgohen para 9 Prillit 2012.
Pastaj fletëvotimet do t’i pranoni në adresën tuaj, ose do të mund t’i shkarkoni nga webfaqja zyrtare e KQZ-së: www.kqz-ks.org.
Ju mund edhe t’i fotokopjoni fletëvotimet apo edhe t’i merrni nga pikat e shpërndarjes.
Pasi ta plotësoni fletëvotimin mund ta dërgoni në këtë adresë:„Sekretariati i KQZ-së në Kosovë, votimi përmes Postës K:P. 6 Kutia 351, 10000 Prishtinë, Kosovë
Të gjitha fletëvotimet që arrijnë pas 29 prillit nuk do të numërohen.Për informacione të tjera lidhur me votimit përmes postës, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të internetit: www.kqz-ks.org.
Tashmë subjktet politike kanë bërë publike emrat e kandidatëve që garojnë për postin e kryetarit të komunës së Ferizajt.
Dega e PDK-së në Ferizaj ia ka dhënë besimin Agim Aliut për kandidat për kryetar të kësaj komune. E Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se kandidat i kësaj partie për kryetar komune të Ferizajt do të jetë Adem Salihaj. Ndërkohë edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Faton Topalli është kandidati nga radhët e kësaj lëvizjeje. Ndërsa AAK-ja ditë më parë ka zyrtarizuar kandidatin e sajë Naim Ferati për kryetar të Ferizajt.
Vendimi për këto zgjedhje pason dorëheqjen e kryetarit të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajlit, për të cilin Gjykata Supreme konfirmoi aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për ta dënuar Xhemajlin me 2 vjet e gjysmë burgim.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












