Lajme
Votimi elektronik përfaqëson qytetarët zviceranë jashtë vendit si kurrë më parë
Për herë të parë, qytetarët zviceranë në 50 vende të botës përdorën votimin elektronik për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Zvicrës Jashtë Vendit (CSA) për legjislaturën 2025–2029, në një proces që pritet të rrisë përfaqësimin dhe legjitimitetin demokratik të këtij organi, shkruan swissinfo.ch., transmeton albinfo.ch.
Votimi u realizua përmes mjetit UniVote, i zhvilluar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës. Sipas Organizatës së Zvicrës Jashtë Vendit (OSA), ky hap përpara ka ndikuar pozitivisht në rritjen e pjesëmarrjes elektorale në zonat përkatëse.
Në Australi, një nga shembujt më të spikatur, pjesëmarrja u rrit nga 0.1% në 5.8% pas futjes së votimit të drejtpërdrejtë online. Në total, 13,500 qytetarë zviceranë jashtë vendit morën pjesë në zgjedhje përmes kësaj platforme.
Parlamenti i Zvicrës së Pestë, siç quhet ndryshe CSA, është organi më i lartë i Zvicrës Jashtë Vendit dhe zgjidhet çdo katër vjet. Kjo nismë, sipas OSA, synon të forcojë transparencën, demokracinë e brendshme dhe përfaqësimin real të diasporës zvicerane në vendimmarrje, transmeton albinfo.ch.
Zvicra Jashtë Vendit është e organizuar në 55 zona zgjedhore në mbarë botën. Nga këto, 13 zona, që përfshijnë rreth 50 vende me gjithsej 243,000 qytetarë të regjistruar, implementuan këtë vit sistemin e ri të votimit elektronik.
Procesi i votimit përfundoi më 11 maj, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen në gusht. Deri atëherë, do të zgjidhen edhe delegatët e mbetur në zonat që ende përdorin metodën tradicionale përmes shoqatave zvicerane lokale.
Me këto zhvillime, OSA planifikon të zgjerojë më tej përdorimin e votimit elektronik në të gjithë botën, me synimin për të përfshirë sa më shumë zërat e diasporës zvicerane në jetën politike të vendit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











