Uncategorized
Votat me kusht përcaktojnë fituesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuara 100 për qind të vendvotimeve.
Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre me post dhe personave me nevoja të veçanta, raporton “Evropa e Lirë”.
Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë. Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka fituar 50,19 %, ndërkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,81, përcjell albinfo.ch.
Kandidati i Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 të votave.
Në Prishtinë raportohet se janë edhe 1800 vota pa u numëruar, kurse në Prizren 1600.
LDK-ja në Prishtinë dhe PDK-ja në Prizren ende beson në përmbysje të rezultatit.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











