Lajme
Von der Leyen u bën thirrje qytetarëve evropianë të dalin në zgjedhje
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve të BE-së që të dalin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Përmes një videomesazhi të shkurtër të publikuar të enjten, në ditën e parë të zgjedhjeve që do të zgjasin deri të dielën, Von der Leyen ka thënë se kushdo që e do një Evropë të fortë, duhet të dalë në votime, raporton The Guardian.
“Shfrytëzojeni këtë nëse e doni një Evropë të fortë”, është shprehur ajo.
Von der Leyen është kandidatja kryesore e qendrës së djathtë në zgjedhjet e BE-së.
Vendvotimet janë hapur në Holandë të enjten, për të nisur katër ditët e votimit në zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian, që mbahen në 27 vendet anëtare, që pritet të sjellin fitore për të djathtën.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










