Kosova
Von der Leyen, thirrje liderëve të Ballkanit: Nëse doni të përparoni, bashkëpunoni
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë, përcjell albinfo.ch.
Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin, i cili u miratua nga BE-ja në muajin maj dhe ka vlerën e 6 miliardë eurove, si dhe synon t’i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i nxiti vendet e rajonit të qëndrojnë në anën e drejtë të historisë në mesin e një rritjeje të ndikimit rus.
“Ne kemi parë përgjatë këtyre 20 vjetëve një periudhë mjaft të gjatë, ku zgjerimi nuk ishte në krye të agjendës dhe ishte përjashtuar si mundësi. Kjo ka ama ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit. Më duhet të them gjithashtu se agresioni rus në Ukrainë ka sjellë një lloj qartësie. Ju duhet të zgjidhni të jeni në anën e duhur të historisë dhe në anën e ligjit ndërkombëtar. Dhe të gjitha vendet që aplikojnë për anëtarësim në BE kanë qenë shumë të qarta për këtë, dhe kanë kaluar në anën e demokracisë dhe mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar”, tha Von der Leyen.
Von der Leyen e cilësoi Planin e Rritjes “si më të rëndësishmin”. “Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët. Është një proces i bazuar në merita”, tha ajo.
“Unë besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Sundimi i ligjit dhe integrimi ekonomik kanë rëndësi kyçe”, tha der Leyen.
Vendet anëtare të BE-së i miratuan më 11 tetor agjendat e reformave të pesë vendeve të rajonit – përveç Bosnjë e Hercegovinës – duke i hapur kështu rrugë Komisionit Europian që t’i bëjë pagesat e para nga paketa në fjalë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











