Kosova
Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi duhet të “kapin momentin”
Në prag të takimit në Ohër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktivë në bisedimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Këtë ajo e tha gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, së bashku me 16 agjenci të tjera nga BE-ja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina.
Ajo ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me presidentin amerikan, Joseph Biden, dhe në pyetjen se sa është e rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat janë pasojat nëse negociatat e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultat, Von der Leyen tha se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se (bisedimet) do të jenë konstruktive.
“Lufta në Ukrainë nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër nesh dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Von der Leyen.
Ajo tha se kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ekziston një plan evropian dhe ai plan është në tavolinë.
“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj thellësisht që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, tha Von der Leyen.
E pyetur se cilat mund të jenë pasojat për të dyja palët nëse dialogu nuk sjell rezultate, ajo tha se duhet të presin negociatat dhe pastaj të shohin rezultatet.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












