Lajme
Von der Leyen: Po përballemi me pandeminë e të pavaksinuarve
Kemi të bëjmë me një pandemi të të pavaksinuarve, prandaj përparësia jonë vazhdon të mbetet kryerja e fushatës së vaksinimit, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
“Në BE vazhdojnë të ketë dallime të thella në shkallën e vaksinimit, nga 29 për qind në disa shtete, në 92 për qind në të tjera, kështu që ne duhet të kuptojmë pse disa njerëz nuk vaksinohen, të japim informacion, të shpjegojmë, të shkojmë në secilin vend dhe t’i bindim ata që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët, gjithashtu”, shtoi von der Leyen.
“Procesi i vaksinimit po ecën në drejtimin e duhur. Ne duhet të japim një shtytje të fundit për të kapërcyer hezitimin dhe për të adresuar dezinformimin”, tha në fjalimin e tij në PE presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.
“Ne shohim që rastet e Covid-19 po rriten, ndaj duhet të qëndrojmë jashtëzakonisht vigjilentë, koordinimi ynë i brendshëm është edhe një herë i nevojshëm dhe vendimtar për të siguruar që masat të jenë sa më në kohë”, përfundoi Michel.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










