Lajme
Von der Leyen: Pasaportat e vaksinimit mund të jenë gati brenda pak muajve
Certifikatat e vaksinave brenda Bashkimit Evropian mund të jenë gati për t`u përdorur brenda tre muajve, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë samitit virtual të liderëve të unionit, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se pasaporta e vaksinimit do të jetë funksionale për ata persona që kanë marrë dozën e vaksinës, kanë një test negativ PCR ose që tashmë kanë krijuar antitrupa.
E ndërsa shtetet jugore të Evropës, sikundër Greqia dhe Spanja, e mbështesin fort një ide të tillë çka, sipas tyre, do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, vendet veriore sikundër Gjermania janë skeptike nëse ky sistem do të funksiononte.
Ndërkohë në shtetin fqinj prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.
Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa u përket vaksinimeve për 100 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












