Kosova
Von der Leyen: Kemi ndarë 75 milionë euro për Kosovën
BE: Mbështetje ndaj krizës energjetike në Kosovë
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se janë ndarë 75 milionë euro për Kosovën, si pako për mbështetje ndaj krizës energjetike, përcjell albinfo.ch.
Von der Leyen gjatë një konference për medie theksoi se lufta energjetike e shkaktuar nga Rusia i ka goditur të gjithë.
“Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet, jemi këtu së bashku, sepse jemi një bashkim energjetik. Jemi krah për krah me ju, me unitet dhe solidaritet do ta trajtojmë këtë krizë. Për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, duhet t’u bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe nga propozimet dhe diskutimet ligjore që i kemi në BE lidhur me tavanin për çmime të gazit”, tha Von der Leyen.
“Po përpiqemi që të çmimet të mos shkojnë shumë larg, meqë jemi një union energjetik dhe ju do të përfitoni nga kjo. Ne do t’ ju japim një grant prej 75 milionë euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cenueshme”, theksoi ajo, derisa shtoi se Kosova do të përfitojë edhe nga ndihma e BE-së për rajonin nga shuma prej 500 milionë euro.
Njoftimi vjen pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe fillimi i dimrit që dërgojnë valë tronditëse në ekonomitë evropiane që tashmë po luftojnë me inflacionin në rritje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











