Kosova
Von Der Leyen i thotë Kurtit: Të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen evropiane të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe për bisedën përmbajtjesore.
Ajo tutje e ka përgëzuar Kurtin për “suksesin impresiv ekonomik” të viteve të fundit.
“Ne jemi krenar t’ju përkrahim juve. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian.
Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani ka deklaruar se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë, ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ajo tha se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.
“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare, pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave”.
“Ne të dyja (Von der Leyen dhe Osmani) jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











