Bota
Von der Leyen: Ballkani Perëndimor, prioritet në Presidencën time
Një prej prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen në Komisionin Evropian do të jetë Ballkani Perëndimor.
Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen në Komisionin Evropian. Ajo i ka bërë komentet pas prezantimit të ‘Qeverisë’ së re të Bashkimit Evropian, ku hungarezi László Trócsányi u përzgjodh Komisioner për Zgjerimin, ka shkruar TopChanel.
“Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër BE-së”, ka deklaruar Von der Leyen, duke shtuar se rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe do të jetë në fokus të Presidencës së saj.
Sa i përket anëtarësimit të gjashtë shteteve në këtë rajon, kryetarja e KE-së theksoi se rregullat nuk kanë ndryshuar.
“Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Janë disa vlera bazike dhe vendet që duan të anëtarësohen duhet të tregojnë që i respektojnë ato, vlerat fundamentale, që plotësojnë kriteret dhe janë në gjendje të jenë anëtare të BE-së”, është shprehur Von der Leyen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











