Kosova
Von Cramon letër Qeverisë serbe lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Eurodeputetja Viola von Cramon i është drejtuar me një letër Qeverisë serbe, në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas letrës, është e dokumentuar mirë, veçanërisht në dekadën e fundit, se minoriteti shqiptar vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, duke përfshirë të ashtuquajturin ‘pasivizim’, qasjen e kufizuar në arsim, mundësitë e punësimit dhe kujdesin e duhur shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
Kjo letër i është dërguar kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, ministrit të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Tomislav Zigmanov dhe ministres së Administratës Publike, Jelena Zariç Kovadeviq, ndërsa përmes saj, theksohet se marrëveshjet që prekin shqiptarët duhet të zbatohen.
“Me shqetësim të thellë po ju shkruajmë për gjendjen e pakicës shqiptare në jug të Serbisë, përkatësisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, ka pasur angazhime për adresimin e ankesave dhe përmirësimin e kushteve të minoritetit shqiptar në këtë rajon. Është thelbësore që këto marrëveshje jo vetëm të njihen, por të zbatohen plotësisht për të garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e minoritetit Shqiptar. Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i krijuar për të adresuar shqetësimet e shqiptarëve, duhet të funksionojë në mënyrë efektive”, thuhet në letër.
Tutje në letër thuhet se është e domosdoshme që qeveria serbe dhe autoritetet përkatëse t’i japin përparësi mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe të ndërmarrin hapa konkretë për adresimin e katër çështjeve.
“Kjo përfshin: – Sigurimi i respektimit të plotë me të gjitha marrëveshjet dhe masat zbatuese për të adresuar shqetësimet e ngritura nga minoriteti Shqiptar. – Fuqizimi i funksionimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të rritur efektivitetin e tij në adresimin e nevojave dhe ankesave të komunitetit Shqiptar. – Mundësi të barabarta dhe akses në shërbimet thelbësore, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe punësimin, për të gjithë banorët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. – Riparimi i procesit të ‘pasivizimit’ që çoi në uljen e ndjeshme të popullsisë shqiptare në listat zgjedhore”.
Eurodeputetja është shprehur se dështimi i qeverisë për të adresuar këto çështje jo vetëm që minon parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, por gjithashtu rrezikon përkeqësimin e tensioneve dhe jostabilitetit në rajon, si dhe rrugën e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











