Lajme
Volkswagen gati për prodhimin e makinave pa karburant nga viti 2035
Volkswagen është gati për ndalimin e shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme në Europë në vitin 2035, ndërkohë që fuqizon gamën e saj të makinave elektrike, deklaroi CEO i shtëpisë automobilistike Oliver Blume, në sallonin e lëvizshmërisë IAA në Mynih.
“Ne jemi të përgatitur për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035 në Europë” tha Blume para gazetarëve në sallonin e makinave.
Falë marrëveshjes me Kinën, shtëpia e dytë automobilistike më e madhe në botë, do të jetë në gjendje të shkurtojë kostot e baterive, falë reduktimit me 50% të kostove në nivelin e qelizave.
Shtëpitë automobilistike europiane janë nën presionin nga ana e prodhuesve kinezë të makinave elektrike, të cilët kanë zhvilluar modele më ekonomike dhe më të lehtë për t’u përdorur në Kinë dhe tani po zgjerohen në Europë.
“Mendoj se kemi mundësi të mëdha – tha Blume. – Dimë si të ndërtojmë automobila, me cilësinë më të lartë.
Duhet të punojmë shumë në lidhje me kostot”/ Reuters
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










