Lajme
„Vol special“, film për të rrezikuarit për dëbim

Tre vite pas filmit „La Forteresse“, regjisori zviceran Fernand Melgar kthehet në Festivalin e Lokarnos me një film tjetër dokumentar „Vol special“, i cili do të kandidohet për „Leopardin e Artë“.
Për çdo vit, mijëra burrave e grave në Zvicër u konfiskohet liria, pa ndonjë proces apo vendim. Bëhet fjalë për të huaj pa lejeqëndrim apo azilkërkues.
Të arrestuar, ata mbahen në 28 qendra në pritje, në pritje të një dëbimi dhe kjo zgjatë dy vite të tëra.
Me filmin „Vol Spécial“ Fernand Melgar i shpie shikuesit prapa grilave dhe mureve të burgut Frambois në Vernier të Gjenevës, për të treguar vuajtjet e fundit të zinxhirit migrues.
Ai bazohet në gjashtë të kërcënuar për dëbim, se si i përjetojnë muajt e pritjes, shpresës dhe dëshpërimit. Në të njëjtën kohë, ai zbulon edhe anët njerëzore të personelit mbikëqyrës dhe jonjerëzore të kthimit të viktimave.
Ligji federal për azilantë, parashikon sigurimin e fluturimeve të jashtëzakonshëm për çdo të huaj, për të cilin është urdhëruar largimi nga Zvicra, e të cilët nuk dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në vendlindje. Të lidhur dhe me pranga, ata detyrohen të futen në avionë dhe të dëbohen në vendlindje. Mu në atë vend nga i cili janë arratisur, për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe për t`i realizuar ëndrrat e tyre për një ardhmëri më të lumtur.
Filmi dokumentar vjen një muaj pas vdekjes së një shtetasi nigerian, me rastin e dëbimit të tij nga Zvicra. Bëhet fjalë për një premierë botërore, ndërsa për gazetën „Sëissinfo.ch“ autori Melgar i shprehë bindjet e tij rreth filmit dokumentar, pasi kohë të gjatë kishte qëndruar në burgun Frambois, duke përcjell sjelljet e të burgosurve, të cilët ishin burgosur vetëm për një arsye, pasi nuk kanë pasur një lejeqëndrim të rregullt.
Sipas tij, të burgosurit nuk e dëshirojnë riatdhesimin e tyre, pasi atje u kërcënohet jeta, apo gjatë banimit të tyre me vite të tëra, duke i dëbuar ata i humbin të fëmijët apo bashkëshortet e tyre. Me një mjeshtëri të rrallë, ai e kishte fituar besimin e të burgosurve të cilët i janë rrëfyer për brengat e tyre.
Për Melgar, një person pa leje qëndrim të rregulluar, nuk është një delikuent, por një njeri shumë normal, i cili nuk do të thotë se duhet të jetë patjetër trafikant apo konsumues i lëndëve narkotike. Aktualisht, në Zvicër jetojnë rreth 150.000 „pa letra“.
„Kohëve të fundit, i huaji në Zvicër është trajtuar si kafshë, pastaj si dele, e në fund si sorrë. Unë nuk jam militant dhe me filmat e mi jam duke u munduar që t^ua tërheq vëmendjen shikuesve se si mund t`i shqyrtojnë disa çështje të caktuara. Ne ishim në Kosovë, Kamerun dhe disa shtete të tjerë dhe me materialin e grumbulluar, dëshirojmë të realizojmë një film dokumentar, i cili do të emetohet nëpër kinema dhe do të ketë qasje në ueb faqe“, ka thënë Melgar.
Me tutje, Melgar ka deklaruar se ai nuk ka bërë një film politik, por se ai është regjisor dhe se puna e tij ka qenë që të dëshmojë fakte. Gjatë muajit shtator, filmi në fjalë do të mund të shikohet edhe nëpër kinema.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€