Lajme
Vokrri në paraburgim, goditi këmbësorin me pasqyrë të veturës
Fadil Vokrri dyshohet se gjatë ngasjes së veturës, kishte goditur me pasqyrën një kalimtar rasti. Ai është dërguar në mbajtje prej 48 orësh
Legjenda e futbollit kosovar dhe aktualisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është në mbajtje prej 48 orësh. Vokrri është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me veturë një këmbësor dy javë më parë.
Vokrri dyshohet se gjatë ngasjes së veturës, kishte goditur me pasqyrën një kalimtar rasti, bëjnë të ditur burime brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte paraqitur rastin në polici, duke identifikuar edhe ngasësin e veturës.
Në deklaratën e tij dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalej dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, citon Lajmi.net. Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, dhe më të është duke u marrë prokurori Elez Blakaj
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











