Lajme
“Vogue”: Vizitojeni Prizrenin dhe Himarën
Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni dhe Himara e Shqipërisë. Prizreni cilësohet nga “Vogue”, si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit
Revista e famshme “Vogue” ka publikuar një artikull, në të cilin i njofton turistët për gjashtë qytete që ndodhen në vendet e Ballkanit dhe i këshillon ata për t’i vizituar gjatë vitit 2017, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni dhe Himara e Shqipërisë. Prizreni cilësohet nga “Vogue”, si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit.
“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, është përshkrimi i “Vogue”.
“Vogue” këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti. Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.
“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. I shtirë buzë detit Jon, ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngopeni kurrë. Aty mund të vizitoni parkun e Llogarasë, ku mund të ecni në këmbë dhe të shijoni natyrën”, shkruan “Vogue” për Himarën.
Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














