Lajme

VMRO thotë se projektligji për gjuhën shqipe është kundër kushtetutës

"Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim një ligj që bie ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar deputeti Antonio Milloshoski

VMRO-DPMNE thotë se propozimi që përfshin gjuhën shqipe në ligjin e ri për gjuhët është në kundërshtim me Kushtetutën dhe këtë ligj kjo parti nuk do ta mbështesë.

“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore, të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bien ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim një ligj që bie ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar deputeti Antonio Milloshoski.

Së dyti, ka vijuar ai, VMRO prej kohësh kishte paralajmëruar, gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas saj, se Zaev është një marionetë që nuk mbron interesat nacionale të Maqedonisë, raporton Alsat – M.

“Por ai i shet ato përmes platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t’u ikë veprave penale që ka bërë”, ka shtuar Milloshovski.