Lajme
Vlerat ushqyese të rrepave të kuq

Rrepat e kuq ndoshta nuk futen në listën e perimeve tuaja të preferuara, por kur bëhet fjalë për vlerat e tyre, rrepat renditen ndër perimet më të shëndetshme në botë.
Rrepat i gjeni në forma dhe ngjyra të ndryshme. Ato kategorizohen në varësi të periudhës së korrjes, verë, vjeshtë, dimër dhe pranverë.
Fermerët, nga ana tjetër, i klasifikojnë rrepat në varësi të formës, ngjyrës dhe masës, por rrepat e kuq mbeten më të preferuarit dhe më të kërkuarit në treg.
Një proverb i vjetër kinez (Kina konsiderohet vendlindja e rrepave) thotë që nëse hani rrepa dhe pini çaj të nxehtë, mjekët jo vetëm që do të jenë “të uritur”, por edhe do t’ju përgjërohen për punë.
Rrepat mund t’i konsumoni të gjallë ose t’i kombinoni me një sërë perimesh të tjera dhe do të merrni shumë përfitime.
Luftojnë të ftohtin dhe kollën
Nëse je i/e predispozuar për t’u ftohur lehtë dhe nuk të largohet kolla, të fusësh rrepat në dietën tuaj është një ide shumë e mirë.
Kjo perime pastron fytin nga mukusi i krijuar dhe përmirëson imunitetin duke mbajtur larg infeksionet dhe viruset që shkaktojnë të ftohtin dhe kollën.
Rregullon tensionin e gjakut
Rrepat kanë vlera në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut. Rrepat e kuqe kanë nivele të larta kaliumi dhe si rrjedhojë ndihmojnë në ekuilibrimin e kripës në trup. Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e lartë të gjakut.
Ndihmon me rënien në peshë
Rrepat e kuq kanë një nivel jashtëzakonisht të ulët kalorish. Së bashku me fibrat, ato ofrojnë një ngopje afatgjatë.
Në 100 gramë rrepa të gjalla gjenden 16 kalori. Ndaj rrepat mund t’i shtoni pa frikë në dietën tuaj.
Me rrepat dukeni më të rinj
Rrepat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë C dhe antioksidantë. Si rrjedhojë ato parandalojnë dëmet e lëkurës të shkaktuara nga radikalet e lira.
Rrepat mund t’i përdorni shumë mirë duke i vendosur në fytyrë sepse do t’ua pastrojë atë.
Mban veshkat të shëndetshme
Vlerat natyrale të rrepave i bëjnë ato shumë të mira për mbajtjen e veshkave sa më të shëndetshme.
Duke eliminuar toksinat nga trupi, rrepat janë pastrues natyralë të organizmit.
Ndihmon me diabetin
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi. Ajo është përgjegjëse për përthithjen e glukozës.
Diabetikët e kanë të pamundur ose të përthithin insulinën që prodhon trupi i tyre ose të prodhojnë insulin. Për këtë shkak, ata e kanë të pamundur të konsumojnë ushqime të ëmbla.
Rrepat janë të pasura me fibra dhe kanë një tregues të ulët të glicemisë. Diabetikët mund të shijojnë rrepat sepse këto perime nuk rrisin nivelet e sheqerit
Ndihmon me shërimin nga hepatiti
Rrepat janë të fuqishme për eliminimin e toksinave duke mbajtur mëlçinë dhe stomakun në gjendje të mirë.
Rrepat janë të mira edhe për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e verdhëzës duke rregulluar sasinë e bilirubinës në organizëm dhe rritur furnizimin e trupit me oksigjen.
Një gjë e tillë ndihmon të mbajë nën kontroll shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Lufton konstipacionin
Shumë njerëz kanë vuajtur nga konstipacioni të paktën një herë në jetë. Është një situatë shumë e sikletshme.
Rrepat e kuq janë të pasur me fibra që ndihmojnë të pastrojnë zorrën e trashë nga mbetjet ushqimore.
Ndihmon pacientët me astmë
Rrepat e kuq janë shumë të mira për pacientët që vuajnë nga astma. Ato luftojnë alergjitë në sistemin respirator dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.
Nisur edhe nga vetë ngjyra, kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja.
Nga ana tjetër, këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe, mbi të gjitha, normalizimin e sistemit organik./AgroWeb.org
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit