Kosova
Vlerat ushqyese të bananes dhe 5 përfitimet shëndetësore
Banania, fruta e verdhë ekzotike jo vetëm që është e shijshme, por na ofron shumë më shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar. Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni. Jo të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë per të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojnë të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6. Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gram proteina. Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes:
– Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
-Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid), i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.
-Një vakt ideal para palestrës.
-Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kanë reflukse të shpeshta, mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
-Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












