Lajme
Vlerat ushqyese të ananasit
Ka një shije të ëmbël, freskuese dhe ndihmon në hidratim. Bëhet fjalë për ananasin, i cili ka të gjitha cilësitë për të qenë një mik në ditët e nxehta të verës.
Është frutë me pak kalori dhe që kontribuon në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar kështu fryrjet dhe celulitin, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë në dietën tonë të përditshme.
Vlen të theksohet se ananasi kultivohet kryesisht në vendet e Amerikës Jugore dhe i përket familjes Bromeliaceae, me origjinë nga Amerika Jugore, Tailanda dhe Filipinet. Sot është e thjeshtë të gjesh ananas në çdo stinë në dyqane dhe markete.
Për të shijuar përfitimet e kësaj frute, duhet të konsumohet i freskët, pasi trajtimet dhe përpunimet, të cilave u nënshtrohet kur futet nëpër kuti, mund të shkatërrojnë cilësitë ushqyese dhe kurative që përmban. Mbi të gjitha, frutës së konservuar i shtohet edhe sheqer, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme kaloritë.
Vlerat ushqyese: Ananasi ka shumë vlera ushqyese. Ai është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit. Edhe pse është i ëmbël, fruta përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gramë), ndaj është shumë i përshtatshëm edhe për dietat me pak kalori.
Është shumë i pasur me ujë dhe ka karbohidratet në formën e sheqerit, sidomos glukozë, sakarozë dhe fruktozë. Ananasi është i varfër me fibra, ndërkohë që është një burim i vërtetë i vitaminës C dhe potasiumit e magnezit. Ai është i pasur me bromelina, një bashkim enzimash që kryejnë një funksion të rëndësishëm tretjeje dhe stimulojnë metabolizmin.
Për bukurinë: Ananasi ka cilësi të mira kundër rrudhave dhe shpesh përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar cilësitë hidratuese dhe zbutëse në përgatitjet për produktet që zbusin dhe pastrojnë lëkurën.
Cilësia më e njohur e ananasit është fakti që është antiinflamator dhe falë bromelinës, eviton grumbullimin e lëngjeve të tepërta, duke qenë kështu një anti-celulit shumë i mirë dhe gjendet më së shumti në kërcellin e ananasit.
E mira e ananasit: Fruta është shumë e përdorshme për preparate të ndryshme. Mënyra më e mirë për ta shijuar është të konsumohet si frutë më vete ose me një sallatë frutash.
Ai gjithashtu mund të përdoret në mish ose peshk, i shtrydhur apo me kos. Gjithashtu mund të përdoret për të aromatizuar ujin, duke i shtuar ujit ananas dhe ndonjë gjethe menteje. Lihet në frigorifer dhe pastaj konsumohet, shkruan “oranews”.
Disa këshilla – Edhe pse fruti është i pasur me cilësi të dobishme, ka vend për këshilla. Personat që vuajnë nga çrregullimet e veshkave duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e ananasit dhe asnjëherë pa rekomandimin e mjekut. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vuajnë nga mpiksja e gjakut, pasi bromelina shton rrjedhjen e gjakut, ndaj efekti i tij mund t’i ngjajë efektit të ilaçeve dhe bën që të ekspozohesh ndaj hemorragjive.
Duhet pasur kujdes edhe nëse personi që konsumon ananas po merr antibiotikë, pasi bromelina fuqizon përthithjen e amoxicilinës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











