Lajme
Vlerat ushqyese që ofron një gotë lëng karote
Ekspertët shëndetësorë thonë se në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojë një perime, siç është karota. Vlerat e saj ushqyese e vitaminat e bëjnë një ushqim shumë të shëndetshëm për sytë, lëkurën, dhëmbët e aparatin tretës. Nëse ndodh rrallë që karrotën ta hani, sigurohuni që vlerat e saj ushqyese t’i merrni përmes lëngut të karotës.
E pasur me vitaminë A
Vetëm një gotë lëng karote në ditë mund të sigurojë 100% kërkesën e trupit për vitamin A.
Kjo vitamin është e mirë për sytë, e përveç kësaj, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato në kockat tuaja.
Vitamina C
Lëngu i karotës është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Pirja e një gote lëngu karote mund të plotësojë 35% të nevojave tuaja për këtë vitaminë.
Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, forcon dhëmbët dhe eshtrat dhe, duke qenë se është një antioksidant shumë i fuqishëm, ndihmon në eliminimin e toksinave.
Kalium
Lëngu i karotës përmban kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm që ruan balancin e elektroliteve dhe lëngjeve të trupit.
Një gotë lëng karote na siguron 10% të sasisë së përditshme të kaliumit. Mungesa e kaliumit në trup rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









