Kosova
Vlerat e veçanta ushqyese të brokolit
Referuar studimeve, kjo perime përmban një substancë, e cila është në gjendje të ndihmojë në parandalimin e krijimit të qelizave të dëmshme. Mes perimeve, më i shëndetshmi është brokoli, i pasur plot me antioksidantë aktivë dhe shumë i shëndetshëm. Në saj të të dhënave të gjetura, u kuptua që brokoli përmban disa enzima të quajtura gklukozinolate. Këto substanca janë të afta të pengojnë krijimin e mutacioneve të qelizave që rezultojnë në formimin e tumoreve, përcjell albinfo.ch.
Studimi i koordinuar nga mjekja dietologe Marisa Porrini për Universitetin e Milanos, pohoi se mjaftojnë vetëm 200 g brokoli në ditë për dhjetë ditë për të nxitur rigjenerimin e qelizave të trupit. Brokoli gjithashtu mund të pastrojë dhe mushkëritë nga ndotja e smogu. Nëse konsumohen rregullisht, bashkë me gjethe, jo shumë të gatuar arrijnë t’i japin organizmit mbrojtjen e duhur ndaj ekspozimit të ndotjes së ajrit.
Çfarë të bëni
Këshillohet që të konsumoni rreth tri porcione në javë të perimeve të familjes së brokolit. Pra edhe lulelakrën, rrepkat, lakrën e bardhë dhe të kuqe. Janë plot me vlera të mira për shëndetin dhe mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme.
Kështu do të përfitoni një mbrojtje ndaj ndikimit të stresit , i cili është përgjegjës për plakjen dhe dëmtimin e qelizave. Kombinoni brokolin me uthullën e mollës për një sallatë me vlera të larta antioksidantësh. Në një tas copëtoni një tufë me brokoli të zierë në avull përreth 3-4 minuta. Shtoni më pas tre lugë çaji me uthull molle, tre lugë çaji me vaj ulliri dhe pak xhenxhefil të grirë, nëse dëshironi. Lëreni që të pushojë përreth një orë në mënyrë që enzimat e uthullës së mollës dhe të brokolit të aktivizohen. Më pas shtoni dhe dy lugë gjelle me bajame të pjekura dhe mund ta konsumoni në vend të një vakti gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













