Lajme
Vlerat çudibërëse shëndetësore të kanellës
Duke pasur nivel të lartë të magnezit, gratë përjetojnë më pak ndryshime në luhatjen e humorit. Kjo sugjeron se përfshirja e magnezit në dietën ushqimore lehtëson simptomat e dhimbjeve menstruale.
Sëmundja e alzheimerit
Një studim në Izrael në Tel Aviv zbuloji që kanella mund të parandalojë efektet e zhvillimit të gjeneve përgjegjëse për sëmundjen e alzheimerit.
Një studim në UC Santa Barbara tregon se kanella pengon formimin e konfuzionit në trurin e pacientëve me alzheimer.
Ftohja, dhimbje fyti dhe kolla
Dhimbjet e fytit mund të trajtohen me një çaj kanelle. Përveç karakteristikave antibakteriale, ajo është gjithashtu efektive në rritjen e qarkullimit të gjakut e cila si rezultat i kësaj, përmirëson nivelet e oksigjenit në gjak që luftojnë sëmundjet.
Ilaç kundër insekteve
Kanella njihet si mbrojtja më e mirë ndaj insekteve si mushkonja, buburreca, merimangat e pluhurit, morrat dhe çimka. Përveç faktit që vret lavrat e mushkonjave, ajo është e mirë dhe si ilaç kundër insekteve.
Lëndë ushqyese
Për të ndërtuar një strukturë të mirë dhe efikase të metabolizmit të kockave, produktet e pasura me magnez do të ishte ideal për t’u përdorur. Magnezi është një aktivizues i enzimave dhe luan rol kryesor në zhvillimin e trupit.
Prishja e dhëmbëve dhe sëmundja e mishrave të dhëmbëve
Kanella lufton bakterin, e cila dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, ndryshe nga produktet të tjera, të cilat thjesht largojnë papastërtitë. Ju mund ta gjeni në produktet si kolinozi, çamçakëzi, larësit e gojës madje dhe në mente.
Anti infeksione fungale
Përdorni shkopinj me kanellë për të zhdukur infeksionet fungale në këmbë. Përzini ujë me vaj kanelle dhe lani këmbët me të. Efektin do ta vëreni pas 3 ditësh. Ajo mund të përdoret dhe si një trajtim për gishtat e këmbëve të prekura nga ky infeksion.
Terapi masazhuese
Një agjent i mirë është vaji i kanellës e cila është shumë efektive në relaksimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të muskujve. Përgatitja e banjës /dushit me kanellë mund të zhduke dhimbjet e muskujve dhe të lehtësojë stresin.
Antioksidues
Kanella bën pjesë në një nga antioksiduesit më të mirë në botë. E renditur në numrin 7, njihet për fuqinë e saj për të ulur formimin e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktarët kryesorë të kancerit. Kanella është e mirë dhe për riparimin e dëmtimeve, duke filluar nga lëkura jashtë te organet brenda trupit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











