Futboll
Kombëtarja e Danimarkës ka vlerë rreth 350 milionë euro, Erikseni, sa dy herë Kosova
Kombëtarja e Danimarkës në futboll do të zbresë të enjten në arenën simpatike “Fadil Vokrri”, për t’u përballur me sensacionin e Ligës së Kombeve, Kosovën.
Danezët, që për herë të parë kanë shkelur në Kosovë të martën në mbrëmje, renditen 120 pozita më lart sesa kosovarët, por kjo nuk i ka penguar që të udhëtojnë për miqësoren e së enjtes, me yjet më të mëdha që kanë.
Përballë Kosovës do të jetë kombëtarja që, në total, vlen 347 milionë euro, apo, thënë ndryshe, vlera totale e lojtarëve danezë në treg është tetë herë më e madhe sesa e Kosovës.
Lojtari më i vlefshëm te Danimarka është Christian Eriksen që luan te Tottenhami, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Vlera e tij në transfermakt prek shifrën e 89.4 milionë euro, dy herë më shumë sesa e Kosovës e cila, e tëra vlerësohet me rreth 47 milionë euro.
Përveç Eriksenit, Danimarka ka edhe yje të tjerë në skuadër si Christensen i Chelseat, Yussuf Poulseni i Leipzigut , Thomas Delaney i Dortmundit, Kasper Dolbergu i Ajaxit e portieri Schmaichelli i Leicester Cityt.
Danimarka, suksesin më të madh në histori e ka arritur në vitin 1992, ku është shpallur kampione e Evropës, kurse tri vjet më vonë e ka fituar Kupën e Konfederatave.
Danezët kanë fituar edhe Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1906 si dhe të argjendtën në vitin 1948.
Në kampionat botëror, arritja më e madhe ka qenë në vitin 1998, ku kishte prekur çerekfinalen, kurse në botërorin e fundit ishte në mesin e 16-të shteteve më të mira.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














