Lajme
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ndodhet për një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër – e para e këtij lloji nga Kosova që prej shpalljes së pavarësisë. Ajo u prit të mërkurën me nderime të larta shtetërore në kryeqytetin Bernë, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive që pasqyroi lidhjet e forta midis dy vendeve.
Vizita nisi pasdite me një fluturim me helikopter nga Cyrihu në Bernë, të cilin Osmani e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Më pas, pas një dreke zyrtare në rezidencën qeveritare të Lohn-it, Presidentja e Kosovës u prit nga i gjithë Këshilli Federal në sheshin para Parlamentit zviceran , Bundesplatz ku dhjetëra qytetarë nga Zvicra dhe komuniteti shqiptar në vend ishin mbledhur për ta përshëndetur.
Presidentja Osmani u shfaq e buzëqeshur dhe e afërt me turmën, duke ndalur për rreth 15 minuta për të bërë selfie, për të përshëndetur njerëz dhe për të zhvilluar biseda të shkurtra. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti zviceran, Karin Keller-Sutter, e njohur për një profil më të rezervuar, por që këtë herë u tregua miqësore dhe e qasshme.
Atmosfera në Bundesplatz ishte e relaksuar dhe festive. Disa të pranishëm madje e përshkruan Kosovën si “kantonin e 27-të të Zvicrës”, duke iu referuar lidhjeve të ngushta kulturore, sociale dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe pranisë së afërsisht 160,000 kosovarëve në Zvicër.
Dy presidentët ishin të shoqëruar nga truproja të shumtë, në kuadër të masave të sigurisë të shtuara, pasi Vjosa Osmani kishte marrë kërcënime me vdekje vetëm disa ditë më parë.
Pjesa zyrtare e vizitës vazhdoi në Pallatin Federal, ku sonte në mbrëmje do të mbahet një banket shtetëror. Sipas raportimeve të mediave, në këtë darkë pritet të marrë pjesë edhe futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri, një figurë simbolike për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Vizita do të vazhdojë të enjten në Zvicrën Lindore, ku Presidentja Osmani do të vizitojë kompani dhe institucione arsimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe edukativ ndërmjet dy vendeve.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










