Kosova
Vjosa Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë
Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, po merr urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo me këtë rast ka falënderuar mbretëreshën britanike Elisabet II, presidentin gjerman Frank Steinmeir, atë francez Emmanuel Macron dhe italian Sergio Mattarela për urimet e dërguara për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”, shkruan Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
Në prag të 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.Falënderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve. Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











