Kosova
Vjosa Osmani: Po jetësohet rezoluta e shkruar mbi fuqizimin e gruas
“Ky forum është një fanar dhe udhërrëfyes, duke kërkuar një botë ku të gjitha gratë dhe vajzat do të jetojnë të lira, në paqe dhe në prosperitet”, është shprehur Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka filluar sot në Prishtinë, tha se është duke u jetësuar dhe gradualisht rezoluta e shkruar mbi fuqizimin e gruas.
“Ky forum është një fanar dhe udhërrëfyes, duke kërkuar një botë, ku të gjitha gratë dhe vajzat do të jetojnë të lira, në paqe dhe në prosperitet. Në një kohë kur konfliktet globale vazhdojnë, agjenda për gratë është e pashmangshme, prandaj jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, e ndërsa jemi sot bashkë, dua t’ju them gratë në Kosovë me gjithë të kaluarën, kanë vazhduar dhe vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre, përfshirjen e tyre, dhe mbi të gjitha janë këtu për ta ndihmuar njëra-tjetrën”, tha presidentja Osmani, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, ky edicion është unik në shumë mënyra, sidomos sfidave me të cilat janë ballafaquar gratë dikur dhe me sfidat që ballafaqohen, na duhet leksionet e kohës, pa e harruar të kaluarën, dhunën seksuale gjatë luftës dhe ndryshimet klimatike e ndikimi i tyre te gratë, raporton RTKlive.
“Le të nxjerrim forcë e fuqi nga gjithçka që kemi kaluar e arritur, punë e vështirë, por e domosdoshme mbetet paqja, një paqe të cilës i duhen gratë, të frymëzuara nga gratë që punojnë anekënd botës, që të hapim një rrugë drejt një shoqërie me paqe, siguri e prosperitet për të gjithë”, tha presidentja Vjosa Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











