Kosova
Vjosa Osmani përkujton viktimat e masakrës së Tregut të Gjelbër në Mitrovicë
Presidentja e Kosovës theksoi se 13 marsi është një nga datat që qyteti i Mitrovicës nuk do ta harrojë kurrë, duke kërkuar sërish drejtësi për viktimat e luftës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga ditët më të dhimbshme për qytetin, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani theksoi se 13 marsi mbetet një datë që Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë.
Sipas saj, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit serb u vranë shtatë civilë të pafajshëm, të moshës nga 5 deri në 65 vjeç, ndërsa 128 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur.
“13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm”, thuhet në reagimin e saj.
Presidentja shtoi se në këtë akt tragjik u plagosën edhe shumë qytetarë të tjerë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, të cilët u përballën me dhunën e luftës.
Osmani theksoi se masakra e Tregut të Gjelbër mbetet një dëshmi e dhimbshme e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke shtuar se kujtimi për viktimat duhet të shoqërohet me kërkesën e vazhdueshme për drejtësi.
“Përulemi me respekt para viktimave, ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe riafirmojmë thirrjen për drejtësi”, thuhet në mesazhin e saj.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim










