Kosova
Vjosa Osmani: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj që u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se më 1998 rezistenca e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë banorëve të Prekazit përçoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis, përcjell albinfo.ch.
Osmani iu drejtua ushtarëve të shtetit, duke ua kujtuar misionin fisnik për mbrojtën e vendit, ndërkaq theksoi se ky mision është sikurse ai i Adem Jasharit dikur.
Ajo u shpreh se objektiv strategjik i shtetit do të jetë anëtarësimi në NATO.
“Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqve amerikanë, ju po e bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen glogabe. Krah NATO-s, FSK-ja po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake, ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë”, tha Osmani.
Komandantin legjendar, Adem Jashari, Vjosa Osmani e kujtoi si misionar të lirisë, duke shtuar se ai e kishte të qartë synimin për liri të vendit pa asnjë kusht.
“Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikat në historinë e re te njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit”, shtoi Osmani.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se Adem Jashari mbetet ikonë e luftës dhe lirisë së Kosovës.
Osmani kujtoi edhe fjalët e Komandantit, të cilat janë të publikuara në një video, ku Osmani theksoi se ai i ka pasur të qarta qëllimet e tij dhe atë që e deshi për vendin e vet.
“Në një nga video incizimet e pakta, ai e kishte të qartë se çfarë deshti për vendin e vet, lirinë e vendit pa asnjë kusht. Në atë incizim thoshte: “Jam këmbëngulës në parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë deri në vdekje. Vetëm besa-besë deri në vdekje, tjetër nuk ka, në grykë të pushkës”.
Faleminderit, Komandant. Ne sot duhet të përpiqemi që fëmijëve t’ua mbajmë të freskët kujtimin për liri. Duke ua kujtuar atyre rrugën e zorshme deri te liria”, tha Osmani gjatë ceremonisë së FSK-së për Epopenë e UÇK-së, e cila ka filluar sot, më 5 mars 2021.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










