Lajme
Vjenë, përurohet vëllimi me poezi në gjuhën gjermane “Die Zeit nimmt Gift und Süße” të Ismail Kadaresë
Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF) ju fton të merrni pjesë në përurimin e vëllimin poetik të Ismail Kadaresë

Të hënën, më 18 dhjetor 2023, nga ora 18:00 në mjediset e Palais Mollard | Salon Hoboken Herrengasse 9, 1010 Ëien do të bëhet prezantimi dhe leximi i vëllimit mme poezi të përkthyera në gjuhen gjermane me titull “Die Zeit nimmt Gift und Süße” të autorit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.
“Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i Shqipërisë; romanet dhe tregimet e tij i kanë dhënë atij një njohje mbarëbotërore. Vëllimi poetik, botuar nga Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF), prezanton 21 poezi, nga viti 1957 deri në vitin 1992 në gjuhën shqipe dhe për herë të parë, në përkthim gjerman nga Andrea Grill. Fotografitë e realizuara nga Sepp Jahn plotësojnë edhe më shumë poezitë”, shkruhet në ftesën e Fondit Austriak të Integrimit, dërguar redaksisë së albinfo.at, në Vjenë,
Kjo nismë, e ndërmarrë nga Ambasadori i Kombit Bahri Troja, bën që vepra letrare e Ismail Kadaresë të vijojë ta ngrejë gjuhën shqipe në majat e letërsisë planetare, çka përbën gjithashtu edhe një arsye më tepër për celebrimin e kësaj arritjeje të madhe.
Përurimi do të moderohet nga prezantuesja Nadja Kayali, moderatore e Ö1. Gjatë prezantimit, poezitë do të lexohen në gjuhën shqipe nga prof. Manjola Zaçellari, profesoreshë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, dhe në gjermanisht nga Markus Meyer, aktor dhe anëtar i ansamblit “Burgtheater” në Vjenë, përcjell albinfo.at
Përkthyesja e vëllimit “Die Zeit nimmt Gift und Süße”, Andrea Grill gjithashtu do të marrë fjalën e saj gjatë prezantimit.
Eventi do të përcillet me pjesë muzikore nga mezosopranoja, Flaka Goranci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë