Lajme
Vjenë: Nga e hëna nxënësit i kthehen mësimit në shkolla
Nxënësit e shkollave në Vjenë nga e hëna do të rikthehen sërish në bankat shkollore. Ata do t’u përmbahen rregullave të mëparshme ndaj koronavirusit
Në Vjenë, “mbyllja” masave ndaj Covid-19 nuk do të përfundojnë deri më 2 maj, por në shkolla zhbllokimi do të bëhet një javë më herët.
Zyra e Këshilltarit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, njoftoi të mërkurën se nxënësit nga e hëna do të mund t’i kthehen procesit mësimor në klasat e shkollës, transmeton albinfo.at.
Mirëpo mësimi do të vijojë në ndërrime. Grupi i parë do të vijojë mësimin në shkollë ditën e hënë dhe të martë, i dyti të mërkurën dhe të enjten. Shkollat e larta, shkollat profesionale, shkollat e mesme dhe të mesme profesionale, si dhe klasat 5 deri në 8 të shkollave speciale gjithashtu do të rinisin mësimin me ndërrime, por këtu do të vendoset edhe sipas modelit specifik të vetë shkollave.
“Jam shumë i lumtur që shkollat në Vjenë do të hapin dyert e tyre një javë para përfundimit të bllokimit aktual. Po kthehemi në një sistem tashmë të njohur të funksionimit ballë për ballë në shkollat fillore dhe mësimin me ndërrime në klasat e ulëta dhe të larta. Qëllimi është sigurisht sa më shpejt që të jetë e mundur të kthehen të gjitha shkollat vjeneze në funksionimin e plotë, megjithatë, kjo do të bëhet gradualisht me rënien e numrit të infeksioneve. Me një koncept të testimit gjithëpërfshirës në shkollat në Vjenë, kam besim se do të jemi në gjendje ta ndërmarrim këtë hap gjatë muajt maj”, deklaroi Wiederkehr në një deklaratë dërguar mediave austriake.
Ndryshe, nga data 3 maj është paralajmëruar lehtësime të masave në Vjenë dhe hapje graduale e dyqaneve tregtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












