Kosova
Vjenë: Lajçak diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë të hënën në një panel diskutimi në Vjenë, ku është diskutuar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe janë shkëmbyer ide se si mund të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka deklaruar një postimi në llogarinë e tij në Twitter Laçak, ku kanë qenë të pranishëm edhe diplomatë të tjerë që njohin mirë rrethanat në Ballkan.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkëpanelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak po qëndron në Vjenë, ku një ditë më parë ka takuar dhe në një takim tjetër të BE-së me Ballkanin Perëndimor, derisa ka folur edhe takimin tjetër të nivelit të lartë të dialogut të caktuar për 2 maj. Kjo, sipas tij, është një kohë përgatitjeje intensive.
“Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Rendi i ditës do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, paraqitjen e draftit të parë të Statutit të Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi drejtues dhe çështjet e ngutshme aktuale. Prandaj presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e zbatimit”, ka shkruar Laçak në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Madje, ai tha se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











