Sporte Luftarake
Jakaj përballet me nacionalistin serb Nikoliq
Meçi do të mbahet në Vjenë të Austrisë, sonte, më 24 mars 2023

Mësohet se boksieri kosovar i kategorinë gjysmë të rëndë, Bernardin Jakaj, të premten mbrëma në Austri do ta ketë një meç të rëndësishëm në karrierë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai do të përballet në duel prej dhjetë raundesh me boksierin nacionalist serb, Marko Nikoliq.
Për Bernardin Jakajn do të jetë meç mjaft me peshë, por edhe emocional. 25-vjeçari nga Gjakova i ka 13 fitore nga po aq meçe dhe synon ta mbajë këtë bilanc të qindpërqindtë.
“Jam mjaft i përgatitur dhe synoj fitoren”, ka thënë Jakaj për KOHËN.
Boksieri serb, Nikoliq, ka 30 fitore e dy humbje. Ai para përballjes ka provokuar rëndë. Madje këtë e ka bërë duke postuar edhe hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”.
Boksieri serb me të konfirmuar lajmin për meçin me shqiptarin, ka shkruar në Facebook duke përmendur fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, më 24 mars 1999, që koincidon edhe me datën kur do të zhvillohet përballja në Austri.
“24 mars në Vjenë, një sfidë e re. Në atë ditë të vitit 1999 filloi agresioni i NATO-s dhe i gjithë botës kundër Serbisë, kështu që më 24 mars të gjithë do të jenë kundër meje dhe ekipit tim. Por ne do të bëjmë më të mirën gjithmonë. Kundër një boksieri të pamposhtur do të shkojmë për gjithçka apo asgjë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Nikoliq.
Promotori Shpëtim Shala ka treguar se për mbrëmjen e së premtes ka masa shtesë të sigurisë dhe se çdo gjë është gati për spektakël boksi. Natyrisht, shpresohet që spektakli të përfundojë me festën e shqiptarëve.
“Jemi gati për një mbrëmje të madhe të boksit. Do të ketë meçe të forta. Bernardini është i gatshëm për fitore”, ka thënë Shala për Kohanet.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës