Lajme
Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj, mposht serbin Nikoliç
Bernardin Jakaj vazhdoi bilancin e qindpërqindtë. Shënoi fitoren e 14 në po aq meçe.
Bernardin Jakaj nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar, i cili jeton në Vjenë, ka fituar meçin ndaj serbit Nikoliç, raporton albinfo.at.
Jakaj ishte më i mirë në duel duke arritur ta mposhtë serbin nacionalist, Nikoliç, i cili para këtij dueli kishte provokuar me flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë.
Meçi i zhvilluar në Marien Erzendorf, në afërsi të Vjenës, u dominua nga Jakaj. Madje, boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikoliqin në rundin e tretë. Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë, e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.
Për Jakajn ky ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e qindpërqindtë. Shënoi fitoren e 14-të në po aq meçe.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











